Trofeu i Premierligës zbarkon në Anfield … sa gjatë e kanë pritur këtë moment…

Pritjes së gjatë i erdhi fundi,Liverpool ka fituar titullin e 19-të të Premierligës ne historine e Klubit,pas plot 30 vjetësh pritje.Fati nuk është treguar aspak dashamirës, pasi e gjithë kjo festë ishte pa tifozë.Ndersa plot 8 gola prodhoi supersfida Liverpul-Çelsi në “Anfil Roud”duke perfunduar me rezultatin 5-3.Tifozët e Liverpoolit kanë filluar festën tashmë në qytet për ceremoninë e ndarjes së trofeut.Në festë nuk munguan edhe kërcimet e Jurgen Klopp, ndërsa lojtarët morën medaljet e tyre.

Ishte kapiteni Jordan Henderson që udhëhoqi ceremoninë, si kapiten që kishte për detyrë të ngrihte lart trofeun, i cili kishte munguar në ‘Anfield Road’ gjatë 30 viteve të fundit.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe Xherdan Shaqiri, futbollisti me prejardhje nga Kosova, që mori një medalje kampioni.

Kujtojmë se Liverpool po kompleton një sezon të paharruar futbolli, duke dominuar në elitën e futbollit anglez, pavarësisht se kishin një rival të fortë, siç ishte Manchester City.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.