Lekundje termeti me magnitudë 4 te shkallës Rihter eshte ndiere pasditen e sotme në vend rreth orës 16:16.Sipas faqes qe regjistron termetet, EMSC mesohet se Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në Jug-Perëndim të Peqinit, apo 37 km në jug të Tiranës.Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km dhe sipas EMSC ka pasur një shkallë ndjeshmërie të lartë.Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.

