Katër persona, shtetas sirianë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Zvezdë-Podgorie.Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Podgorie në vendin e quajtur “Lapidari”.Një mjet brenda të cilit udhëtonin shtetas të ardhur nga vendet me konflikt ka qenë duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të kryeqytetit.

Makina me emigrantë që po lëvizte nga Bilishti në drejtim të Tiranës ishte pikasur nga policia, në hyrje të qytetit të Bilishtit,ku i ishte bërë shenjë që të ndalonte, por shoferi refuzoi duke mos iu bindur urdhrit.Në kushte të tilla policia në bashkëpunim me FRONTEX është vënë në ndjekje të tyre.
Në kryqëzimin e fshatit Podgorie ishte vendosur një tjetër postobllok policie i cili kishte bllokuar pjesën më të madhe të rrugës.
Në të tilla rrethana drejtuesi i mjetit me shtetasit e huaj gjatë manovrës për të shmangur mjetin e policisë është përplasur me një mjet tjetër duke sjellë edhe përmbysjen e mjetit e për pasojë mësohet paraprakisht se 4 shtetas siriane mbetën të plagosur.
