Presidenti Meta, mesazh urimi Donald Trump në përvjetorin e Pavarësisë së SHBA: Uroj që lidhjet tona të forcohen edhe më tepër!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh urimi drejtuar Presidentit amerikan në 244-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Mesazhi i plotë i kreut të shtetit shqiptar, Ilir Meta, drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump:

🇦🇱 – I nderuar Zoti President, Donald J. Trump!

Viti 2020 shënon 244-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, një trashëgimi e përbashkët e lirisë dhe përkujtimit të udhëtimit, si dhe të sakrificave të popullit të madh amerikan, që e bënë këtë komb kaq të fortë e të begatë.Etërit tuaj Themelues e dinin shumë mirë çmimin e lirisë, sepse u zotuan të jepnin jetën, fatin dhe nderin e tyre të shenjtë për të shpallur pavarësinë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e dhëna nga Zoti.

Këto themele të qëndrueshme mbeten edhe sot e kësaj dite parimet kryesore të ekzistencës së kombeve demokratike.Ky përvjetor mbërrin në një kohë shumë të vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për mbarë botën, pasi pandemia e COVID-19 është përhapur në të gjithë rruzullin tonë me efektet e saj serioze dhe të paparashikueshme.

Ne jemi optimistë se forca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’ia dalë mbanë të mbizotërojë kundër kësaj pandemie dhe se ato do të ngrihen edhe më të fortë se kurrë, duke qenë njëkohësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmesën bujare që qeveria juaj na ka dhënë teksa ne po përballemi me sfidat e pandemisë.

I dashur Zoti President,

Ndërsa 4 korriku po troket në prag, populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatët e tij do të festojnë lindjen e kombit tuaj të madh.Po e shfrytëzoj këtë rast, që në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe mbarë popullin amerikan: “Gëzuar 4 korrikun!”, si dhe t’Ju shpreh urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

I njëjti mesazh urimi iu shkon të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm për forcimin e marrëdhënieve tona, duke shërbyer në këtë mënyrë si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.

Kam kënaqësinë t’Ju përcjell i dashur Zoti President, vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që t’i shërbejmë interesit të përbashkët të të dy kombeve tanë miq, teksa Shtetet e Bashkuara festojnë 244-vjetorin e Pavarësisë dhe ripërtërijnë energjinë e tyre për t’u përballur me sukses me sfidat e kohës sonë.

Uroj që lidhjet tona të forcohen edhe më tepër, ndërsa ne i gëzohemi miqësisë sonë të bekuar!Ju lutem pranoni, zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë! 🇦🇱🇺🇸

Kush jeni ju mor, që talleni me një nënë dhe dy vajza qe nuk patën forcën të perballojnë jetën?

Nga Ilir Metaj

Sigurisht qe edhe kafshet e egra dine te shkruajne.Sot lexova disa prej tyre.Po tallnin mane dhe dy vajzat qe u vetevrane per t’u ringjallur.Si jemi bere keshtu?!Kaq zemergure, cinike, te ftohte, jonjerezore.Dhe te mendosh qe kohe me pare, ishim kaq… zemergure, cinike, te ftohte, jonjerezore.Vetem se ishim me te rinj.Jemi te njejtet monstra qe ushqehemi dhe dhimbjen e te tjereve dhe shuajme etjen me lotet e dhimbjes se tyre.

Cilet jeni ju mor shkerdhata qe guxoni te talleni me nje nene dhe dy vajza qe nuk paten forcen te perballojne jeten ?

I pate fytyrat e tyre para se te peshtynit cinizem?A i pate cfare fytyrash paqesore, te pastra?A e vute re trishtimin e brengosur ne syte e tyre?Ju krijesa mazohiste qe gojembyllur e syulur, poshteroheni e veteposhteroheni perdite nga cuba, politikane, zyrtare, gjykates, “miq” e armiq, gjetet te shfrehni frustrimin tuaj cinik, mbi nje nene dhe dy vajzat e saj qe nuk u rane kurre ne qafe, nuk u vodhen, nuk u rrahen, nuk u genjyen, nuk ua zune pjesen tuaj te diellit!

Iken ne heshtje, mes dhimbjes se tyre. Gabimisht.Por kaq!Lejani Zotit t’i gjykoje!

Nuk mund te beje detyren e Zotit askush tjeter, aq me teper ca krijesa qe nuk bejne dot as detyren elementare te te qenit njeri: respektin per vdekjen.

Rita Ora dhe Dua Lipa:mbështetje nga qeveria për të parandaluar falimentimet dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, u janë bashkuar kolegëve Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë, për të nënshkruar një letër të hapur për qeverinë britanike. Ata i bëjnë thirrje qeverisë për veprime urgjente për të shpëtuar industrinë e muzikës.Sipas mediave të huaja, letra e drejtuar sekretarit të Kulturës, Oliver Dowden, letra paralajmëron se industria rrezikon të falimentojë. Kjo vjen pasi koncertet dhe festivalet nuk kanë gjasa të rikthehen deri në vitin 2021.

Në dekadën e fundit, muzika live në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike.

Por duket se e ardhmja e këtyre festivaleve dhe koncerteve si dhe e qindra mijëra njerëzve që punojnë në këtë industri, është e zymtë.

Ndërkohë më tej letra vazhdon:

Derisa muzika t’i rikthehet aktivitetit të mëparshëm, gjë e cila ka të ngjarë të ndodhë në fillim të 2021, mbështetja e qeverisë do të jetë thelbësore për të parandaluar falimentimet masive dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore.

Këngëtarët kërkojnë një strategji tre-pikëshe për rifillimin e muzikës live, si dhe një afat të qartë kohor për rihapjen e lokaleve ku luhet muzikë, duke respektuar rregullat e distancimit fizik. Gjithashtu, kërkohet një paketë gjithëpërfshirëse dhe përjashtim nga TVSH në shitjet e biletave.Mes emrave të tjerë janë edhe Skepta, Coldplay, Eric Clapton, Annie Lennox, Sam Smith, Sir Rod Steëart, Liam Gallagher, Florence + The Machine, George Ezra dhe Depeche Mode.

Dua Lipa mësohet të jetë shprehur: Është jashtëzakonisht e rëndësishme për artistë si unë që të flasin dhe mbështesin industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga fillimi, koncertet live kanë qenë një gur themelor për karrierën time. Jam krenare që kam pasur rastin të luaj në të gjitha nivelet, nga lokalet te koncertet madhështore. Por, mundësia që artistë të tjerë britanikë të shfaqen të marrin të njëjtën rrugë është në rrezik nëse industria nuk merr mbështetje të nevojshme nga qeveria në periudhën e përkohshme para se të gjitha lokalet, festivalet të jenë të gatshëm dhe të aftë të operojnë përsëri në mënyrë të pavarur. “

Departamenti për Dixhital, Kulturë, Media dhe Sport në Britani nuk ka reaguar ende.

Marko Radas: Do kthehem tek Skënderbeu “Do vijnë lajme të mira për Europën, më tha Takaj”!

Marko Radas ka folur për situatën e Skënderbeut teksa korçarët janë në pritje të vendimit për Europën. Gjykata Federale do të thotë edhe fjalën e fundit, ndërsa pritshmëritë mbeten të mëdha tek një përgjigje pozitive. Në një intervistë për “Fansat e futbollit shqiptar”, Radas ka treguar edhe pak nga pohimi i presidentit Takajt që është i sigurt se lajme të mira do të vijnë nga Zvicra. Ish-lojtari i Skënderbeut ka luajtur këtë sezon te Nk Gorica në Kroaci. Ndërkohë është shprehur se mund të rikthehet sërish te korçarët nëse gjithçka do të shkojë sipas planit dhe dënimi në Europë do të hiqet, por këtë herë jo më si futbollist, por me një tjetër rol.

Është viti i parë i juaj jashtë Shqipërisë pas shumë vitesh që kaluat në vendin tonë, a e keni ndjekur Superligën dhe çfarë mendimi keni për Skënderbeun e këtij sezoni, si po ju duket ecuria e tyre?

Po e ndjek Superioren, mendoj se Skënderbeu ka bërë shumë surpriza të mëdha këto vite, sepse të gjithë e dimë si është situata dhe ata kanë qenë në 3-4 vendet e para që të kualifikojnë për kupat e Europës, edhe për të gjitha këto çfarë ata kanë dhënë meritojnë duartrokitje.

Flasim pak për planin tuaj personal, a do e mbyllni karrierën në fund të këtij sezoni apo do ta vazhdoni dhe për disa vite te tjera?

Do mbyll këtë sezon me futbollin profesional. Mjaft ishte. Ishte shumë emocionale për kaq sa zgjati, e ndjej zemrën të mbushur nga kënaqësitë që kam marrë nga ky sport .Ishte një rrugëtim mjaft i bukur.

Si po ju duket niveli i Superligës ketë sezon, a e prisnit Tiranën në krye?

Mendoj se është nivel i mirë, Tirana këtë vit e meriton që të fitoj kampionatin. Këtë vit kanë luajtur shumë mirë. Edhe për këto meritojnë duartrokitje.

A komunikoni shpesh me presidentin Takaj dhe shokët tuaj nga Shqipëria?

Po, normale. Ishte tani para 2-3 ditësh këtu në Kroaci u takova me presidentin Takaj edhe zëvendës presidentin Arlind. Presidenti Takaj është shumë i afërt me mua gjithmonë, gjithashtu ende kam kontakte me disa shokë nga atje.

Me cfarë do te merreni pas mbylljes së karrierës si futbollist. Trajner, drejtor sportiv, menaxher apo do largoheni fare nga bota e futbollit?

Tani varet nga gjykata në Zvicër se çfarë do të bëj unë. Fola me Takajn edhe më premtoi që do dalin lajme të mira, kështu që do vij atje ku është shtëpia ime e dytë në Shqipëri, tek Skënderbeu. /Sport Ekspres/

BRAIMLLARI ME TË RINJTË E DEVOLLIT:RAMA, POLITIKË ANTIKOMBËTARE PËR TË VRARË SHPRESËN NË VEND

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste per Integrim, Endrit Braimllari gjatë një takimi me të rinjtë në Bashkinë e Devollit, ngriti shqetësimin e largimit masiv të rinisë shqiptare.Braimllari shprehet se mungesa e vendeve të punës, kostoja e lartë e jetës, por mbi të gjitha, mungesa e vizionit në përkrahjen e të rinjve ka sjellë largimin masiv.

Statusi i plote :

Ne takim me te rinjte ne Bashkine e Devollit.Shqetesim i jashtezakonshem mbetet largimi i te rinjve nga vendi per shkak te politikave klienteliste te Edi Rames.Mungesa e vendeve te punes, kostoja e larte e jetes, por mbi te gjitha mungesa e vizionit ne perkrahjen e te rinjve ka sjelle largimin masiv.

Kjo politike antikombetare synon te vrase shpresen dhe energjinë e jashtezakonshme te rinise duke e demotivuar dhe larguar nga vendi.

Eshte mision kombetar kthimi i shpreses me qellim qe te rinjte te ndertojne ne vendin tone te ardhmen e tyre dhe te japin kontribut ne zhvillimin e vendit.
Te gjitha energjite duhet te fokusohen tek punesimi, tek hapja e vendeve te reja te punes, tek stimulimi i bizneseve nepermjet politikave fiskale ne sherbim te rinise, me nje sistem arsimor qe unifikon diplomen me tregun e punes. Te kthejme shpresen tek rinia.Shqiperia_shtepia_juaj.

Tre raste e reja me covid -19 në Pogradec jane shtetas Gjermane,te cilet kishin udhetuar ne Tirane

Tre raste me koronavirus janë shënuar së fundmi në qytetin e Pogradecit. Mësohet se të infektuar janë tre shtetas gjermanë, mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet.Sipas burimeve mendohet se të 3 këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disaditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.Ku 3 rastet e sotme e çojnë qytetin liqenor në një shifër total prej 13 personash të prekur me Covid-19.

Mjekët epidemiologë prej mbërritjes së përgjigjeve kanë dalë në terren për mbikëqyrjen dhe izolimin e rasteve të tjera kontakte të afërta me shtetasit gjermanë.

Kujtojme qe ka shkuar në 2752 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 90 raste të reja me koronavirus.Juglindja e vendit tashmë ka 32 persona pozitiv me Covid-19 .

Korça, Pogradeci, Erseka dhe Maliqi janë 4 bashkitë e prekura në juglindje, ndërsa mbeten të paprekura Bilishti dhe Pusteci.

COVID-19/ 90 TE PREKUR NE VEND ,3 RASTE NE POGRADEC NJE NE KOLONJE

 

Ka shkuar në 2752 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 90 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara:35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,Në vendin tonë janë 1088 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 32 persona pozitiv me Covid-19 ndersa ka pasur 3 raste  te reja ne Pogradec dhe nje ne Eraeke.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 502.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 90 raste të reja, 3 humbje jete, 33 të shëruar në 24 orët e fundit.MShMS apel për qytetarët: Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë një trend në rritje të të prekurve me Covid19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:
Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)
Testime totale 28033
Raste pozitive 2752
Raste të shëruara 1592
Raste Aktive 1088
Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8

Regjistrohet rasti i parë me koronavirus në Ersekë/ 60- vjeçarja nga Tirana shkoi për të kaluar pushimet

Shfaqet rasti i parë me COVID-19 edhe në qytetin e juglindor të Ersekës.Sipas “BalkanWeb” e infektuar është një 60- vjeçare e cila jeton në Tiranë, por shkoi për të pushuar në shtëpinë e saj të pushimit në Ersekë, ku shfaqi shenja të COVID-19.Ajo është vetëizoluar, ndërsa ndodhet në gjendje të stabilizuar. Erseka bëhet qyteti i ri  në qarkun e Korçës ku ka regjistruar rastin e pare me koronavirus.

Situata e përditesuar ne oren 11 te dt 2 Korik.

Ku kujtojme qe diten e sotme,Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 2 prej rasteve të reja janë në Korçë.Kështu harta e infektimit është zgjeruar duke krijuar vatra të reja.Ndersa u mësua se është infektuar një i ri, i cili ka qenë i izoluar në spital, pasi kishte shfaqur shenja të Covid-19.

Po kështu, mbartëse e virusit është edhe një grua rreth moshës 50-vjeçare.

Takaj :Besnikeri Skënderbeut nuk e lë edhe nëse vendimi…të tjeret ëndërrojnë të bëjnë atë që ka bërë Skënderbeu

Qershori pritej të ishte muaji vendimtar për të ardhmen e Skënderbeut, por tani jemi futur në korrik dhe ankthi në klubin korçar po shtohet. Vendimi nga Gjykata Federale e Zvicrës po vonon, ndërsa është vetë presidenti Ardjan Takaj që mundohet të sqarojë gjithçka ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ai flet jo vetëm për sa i përket vendimit që mban në ajër klubin, por gjithashtu komenton edhe temat më të nxehta rreth skuadrës së tij, që nga trajneri Ilir Daja dhe deri te bindja për të vazhduar investimin edhe nëse lihet në fuqi dënimi nga UEFA.

Muaji qershor kaloi, çfarë po ndodh me vendimin e shumëpritur nga Gjykata Federale?

Ju si gazetë e morët një përgjigje, kështu që s’kam çfarë të them më tepër, sepse realisht nuk mund të marrësh detaje.

OK, por a ka një limit se kur mund të vendoset gjithçka?

Klubi nuk është njoftuar fare dhe nuk ka shans njeri të futet në Gjykatën Federale të Zvicrës për të marrë përgjigje në lidhje me çështje si kjo. Gjithsesi, me aq sa dimë, afati i fundit që do të merret një vendim për Skënderbeun është deri pa u mbyllur muaji korrik. Besoj deri në fund të korrikut do të njihemi me vendimin.

Nuk është folur asnjëherë për një datë fikse?

Gjykata Federale nuk jep kurrë data. Në ditën e dorëzimit të dokumentacionit, na është thënë se afati për një vendim shkon një vit e gjysmë nga momenti që hapet çështja. Dimë që të gjitha çështjet janë shtyrë me një muaj për efekt të pandemisë. Edhe ankesa jonë që pritej të merrte një përgjigje konkrete në qershor, tani do të ketë një zgjatje. Na duhet të presim.

Pas gjithë këtyre viteve të dënuar, a keni më shpresë se do të faleni?

Kjo është një Gjykatë që nuk ke shans të nuhasësh diçka. Thjesht do presësh dhe kaq. Me shpresën te Zoti, asgjë tjetër.

Të flasim pak për sezonin që po bën Skënderbeu. Shthurja e skuadrës në pjesën e dytë ndaj Tiranës ka lënë hije dyshimi dhe është komentuar jo pak. Keni një përgjigje për këtë?

Nuk merrem fare unë me ata që kanë dyshime apo bëjnë analiza për mënyrën si humbet Skënderbeu. Kjo nuk është hera e parë, sepse edhe në sezonin e kaluar na kanë paragjykuar, por kanë marrë leksion.

Çfarë do të ndodhë me trajnerin Ilir Daja?

Ke parë ti ndonjëherë t’i marrin Skënderbeut lojtarët dhe trajnerin pa vullnetin tonë?!

OK, por jemi në dijeni që ka oferta konkrete për trajnerin nga klube si Partizani, Shkëndija e Tetovës etj…

Të dalë vendimi pozitiv dhe e shikoni mirë pastaj se çfarë ndodh.

Çfarë do ndodhë?

Nuk mendoj se në mes të garës do të na dalin pazarxhinj të mëdhenj dhe do të na marrin trajnerin apo lojtarët. Me sa shoh, nuk respektojnë as rregullat e lojës. Aty i kanë, le t’i marrin, por nuk shoh ndonjë blerës… I fortë në futboll bëhesh duke paguar, jo duke biseduar me trajnerin dhe lojtarët e mi dhe bërë bujë në media. I fortë bëhesh kur paguan lekët. Prandaj është i fortë Reali dhe Barcelona. Këta po që mund të bëjnë të fortin. Këtu dalin në TV dhe mendojnë se kanë bërë pazar për merkaton.

Gjithsesi, askush nuk e pengon një klub të kontaktojë trajnerin tuaj, që për më tepër është në skadencë kontrate…

Unë nuk jam në dijeni se kush e ka kontaktuar. Dhe as kanë të drejtë ta bëjnë, sepse jemi në garë. Të mbarojë gara dhe të flasin sa të duan. Nëse vendimi del pozitiv, nuk ka burrë nëne që e merr Dajën. Aty do të qëndrojë Iliri, te Skënderbeu. Merkatoja nuk bëhet në media, sepse kush e do Dajën, duhet të jetë serioz. Këto lojëra nisën që para ndeshjes me Tiranën.

Çfarë do të bëni nëse nuk merrni një përgjigje pozitive nga Zvicra?

Do të vazhdoj në drejtimin e Skënderbeut. Pse çfarë po bëjnë të tjerët, e kanë lidhur kontratën me Europën çdo vit?! Cilat janë ato ekipe që kanë 150 vite në Champions?! Po pse kalimi i turit të parë dhe 200 mijë euro janë sukses?! Nuk është Europë kjo. Madje kjo është një gënjeshtër e madhe për futbollin tonë. Këtu ëndërrojnë të bëjnë atë që ka bërë Skënderbeu.

JORGIS MEMO,Panorama Sport

COVID-19/69 TE PREKUR NE VEND ,SHKON NE 2662 NUMRI I TE INFEKTUARVE

Ka shkuar në 2662 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 82 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara:30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.Në vendin tonë janë 1034 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 28 persona pozitiv me Covid-19 ndersa ka pasur 2 raste te reja ne Korçë.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 502.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja, 3 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e funditMinistria e Shëndetësisë apelon për mbajtjen e maskës, si mënyra më e mirë për të kufizuar përhapjen e COVID19

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe apelon për vendosjen e maskës, kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të mos e ulin vigjilencën dhe të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:

Qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni patjetër maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund të ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)
Testime totale 27671
Raste pozitive 2662
Raste të shëruara 1559
Raste Aktive 1034
Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7

Faleminderit Europë, por boll jeni tallur me ne shqiptarët!

Nga Edmond Arizaj

Faleminderit Europe! Une votoj kunder integrimit ne BE!Shqiptaret kurre nuk te kane sjelle kokecarje, e prapeseprape ke qene per ta njerka me e keqe e mundshme.Shqiptaret nuk kane kerkuar kurre prej teje dicka qe nuk ka qene e tyrja, e prapeseprape u ke marre edhe ate qe u kishin lene stergjysherit.

Shqiptaret kane trokitur perhere me force ne porten tende, e prapeseprape i ke qelluar me gure nga dritaret.Shqiptaret nuk te sollen ne dere asnje lufte boterore, e prapeseprape i trajton si rober lufte.Shqiptaret, me solidaritetin e mjekeve ne Itali, ta shpetuan surratin, ate te vertetin, hipokrit e egoist, e prapeseprape i trajton si lebroze.Shqiptaret kane duruar me vite racizmin tend ne emer te lirise dhe prosperitetit, e prapeseprape nuk ngopesh duke i shqelmuar.

Shqiptaret mund te kene qeverite me te korruptuara, e prapeseprape nuk korruptohen pa ndihmen tuaj.Shqiptareve ua preve kembet, duart e koken, e prapeseprape Europe therrasin, por ti nuk kenaqesh me kaq. Sadiste.Shqiptaret ti i le si cung, e prapeseprape kurre nuk u kerkove falje.Shqiptaret moj zonja plake, nuk te kane tradhetuar kurre, e prapeseprape ti do me shume ata qe te shkaktojne sifiliz.

Shqiptareve u erdhi Kovidi nga Italia e Greqia, por prapeseprape nuk thane na infektoi Europa.Shqiptaret i karantinove si marinare me murtaje, nderkohe qe nuk kane as 500 te vdekur te tre shtetet bashke (Shqiperi, Kosove, Maqedoni).Shqiptaret te dine se cfare je, kurva plake, e megjithate ta ruajten surratin edhe ne ditet e tua te veshtira, e prapeseprape ti nuk do t’i shohesh me sy.Uf moj Evrope, na plase shpirtin, sa borxhe i ke ketij vendi, e ne kurre s’e ngritem zerin se mos te prishnim qetesine. Po duhet ndryshuar strategjia.

Nuk mund te hyme ne nje shtepi ku nuk na duan, dhe na e tregojne hapur se nuk na duan sa here del rasti.Nuk mund te ulemi ne nje sofer ku do te jemi perhere te perbuzur. Nuk mund te bashkepunojme me raciste te kamufluar.Nuk mund te perqafojme ata qe na konsiderojne race inferiore. Une votoj kunder integrimit ne Bashkimin Europian.

1 Korik ,Greqia mbyll kufijtë për shqiptarët

Shqiptarët nuk do të mund të udhëtojnë drejt Greqisë. Lajmin e bëri të ditur zëvendës ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Hardalias, i cili urdhëroi të mos hapeshin kufijtë me Shqipërinë për shkak të numrit të shtuar të rasteve me Covid-19. Ndërkohë dhe ambasada greke në Shqipëri bëri të ditur se qytetarët shqiptarë nuk do të lejohen të kalojnë kufirin më Greqinë. E vetmja mënyrë për të shkuar në shtetin grek ështrë përmes fluturimeve..

“Parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore. “

Nga ky rregull do të përjashtohen :

Qytetarët grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit,
Ata që kanë leje qëndrimi
Persona që banojnë apo qëndrojnë zakonisht në Greqi,
Kalimi i kamionëve për transport mallrash,
Transporti i mallrave me anije,
Personat, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.

COVID-19/45 TE PREKUR NE VEND ,SHKON NE 2580 NUMRI I TE INFEKTUARVE

Ka shkuar në 2580 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 45 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara:21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.Në vendin tonë janë 999 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit ka 28 persona pozitiv me Covid-19 ndërsa sot dhe dje nuk ka pasur raste të reja.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 494.

Dr.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 45 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit57 të shëruar në 24 orët e fundit. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.
Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.
Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.
Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Korrik 2020)
Testime totale 27303
Raste pozitive 2580
Raste të shëruara 1516
Raste Aktive 999
Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6