“TË MARRIM SHEMBULL FRANCËN”, FSHF KA NJË KERKESË “FINALE E KUPES TE LUHET ME TIFOZË”

Ditën e neserme do të luhet finalja për Kupën e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës, e cila është parashikuar në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.Në njoftimin e bërë për këtë ndeshje, FSHF-a i ka bërë edhe një thirrje instancave shtetërore që ndeshja të luhet me tifozë, sigurisht me numër të reduktuar.Në njoftimin e FSHF thuhet se duhet marrë si shembull Franca, ku në finalen e Kupës u lejuan tifozë në tribunat pas porte. Federata konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh për finalen e Kupës.

Në rast se bardheblutë arrijnë të fitojnë Kupën, Skënderbeu i renditur në vendin e 4-t, përfiton të drejtën për të shkuar në Europë, ne rast te nje vendimi pozitiv nga Gjykata ne te kundert ata thjesht shlyejnë një vit nga dënimi 10-vjeçar, ndërkohë që “biletën” e tyre Europiane e merr Teuta.

Njoftimi i Fedatetes Shqiptare te Futbollit

“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin “Air Albania”. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.