Libani në zi pas shpërthimit masiv që la 100 të vrarë, çfarë ka mbetur pas shkatërrimit

Së paku 100 të vrarë dhe më shumë se 4.000 të plagosur është bilanci i shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, më 4 gusht.Vendi do të jetë në zi kombëtare për tre ditë. “Ajo që ne po shohim është një katastrofë e madhe”, tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për mediat lokale.

Mediat raportojnë se kimikatet që shpërthyen në një depo në Bejrut, janë dërguar atje vite më parë nga një anije mallrash, që ishte konfiskuar, dhe e cila ishte në pronësi të biznesmenit rus, Igor Grechushkin.Ai është një biznesmen nga qyteti siberian i Khabarovsk, por aktualisht jeton në Qipro.

Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fahmi, i tha një stacioni televiziv lokal se incidenti që vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë, u shkaktua nga shpërthimi i më shumë se 2,700 tonë nitrat i amonit.

Fahmi tha se kimikatet ishin ruajtur në depo, pasi ishin konfiskuar nga një anije mallrash më 2014.

Materiali ishte ruajtur pa masa të sigurisë.

Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me një urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port, për shkak të problemeve teknike.

Associated Press raporton se MV Rhosus po transportonte nitrat amoni nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Bejrut.Rel

Ndërtesë e shkatërruar afër portit.

Brenda një spitali të shkatërruar.

Pamje nga zona e portit.

Largimi i njerëzve të lënduar.

Njerëzit presin jashtë një spitali që të marrin ndihmë mjekësore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.