ZYRTARE/ Andrea Pirlo trajner i Juventusit

Andrea Pirlo është trajneri më i ri i Juventusit.Zyrtarizimi ka ardhur në orët e mbrëmjes nga vetë klubi torinez, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Pirlo do zëvëndësojë të larguarin Sarri.“Sot, fillon një kapitull i ri i karrierës së tij në botën e futbollit, siç u tha pothuajse një javë më parë: nga Maestro te Mister”.Juventus do synojë të fitojë Champions League që nga sezoni i ardhshëm.

“Zonja e Vjetër” konfirmoi në një njoftim të fundit se Pirlo ka firmosur për dy vite.Emërimi i 41-vjeçarit në krye të kampionëve të Italisë vjen pas 10 ditësh kur klubi i besoi drejtimin e të rinjve të Juventusit (Juventus U23).

Pirlo ka realizuar një karrierë fantastike si futbollist. “Profesori” spikati me fanelën e Milanit dhe Juventusit në vitet 2000 duke fituar 6 kampionate italiane dhe 2 Liga të Kampioneve.

I njohur për inteligjencën dhe fantazinë e lojës, Pirlo konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në historinë e futbollit.

Kulmi i karrierës së tij erdhi në vitin 2006 kur udhëhoqi Italinë drejt fitores Kupës së Botës për herë të katërt.

Kjo është prova e parë e vërtetë për këtë ish-mesfushor që ka qenë gjeni në kohën kur luante në fushë, por tashmë pritet të shihet sesi do të jetë në rolin e trajnerit. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.