Lamtumira e Ilir Dajës,Skenderbeu me dha mundesine per te arritur suksese dhe te shkruaj histori,largimi eshte i veshtire

Ilir Daja nuk është më trajner i Skënderbeut. Tekniku kryeqytetas përshëndeti për herë të fundit klubin dhe tifozët korçarë përpara se të marrë frenat e Partizanit për sezonin e ardhshëm.Një trajner që ka dërguar formulën e suksesit kudo ku ka shkuar. Korça nën drejtimin e Dajes ka patur rezultate historike. Skenderbeu është i vetmi ekip që i ka kaluar të katër raundet drejt grupeve ne vitin 2017 .Daja ka dërguar një mesazh falënderues duke veçuar vlerat e qytetarisë korçare si dhe arritjet e realizuara gjatë viteve që drejtoi skuadrën e Skënderbeut, ky ekip qe i dha mundesine per te arritur suksese si asnje skuader tjeter dhe te shkruaj histori.

Ilir Daja :

Korca me ka bere te ndihem si ne shtepine time, per qytetarine, kulturen dhe respektin qe e kam hasur kudo, si dhe per miqte e shumte qe me kane mbeshtetur ne punen time.

Skenderbeu me dha mundesine per te arritur suksese si asnje skuader tjeter, prandaj largimi eshte i veshtire.

Nje falenderim special shkon per tifozerine e Skenderbeut, presidentin Ardjan Takaj, stafin tim dhe secilin lojtar vecmas. Per gjithcka kemi perjetuar bashke, sukseset qe kemi arritur, deshiroj qe rruget tona te bashkohen serish nje dite, per te arritur gjera edhe me te medha, se sa ato te cilat tanime jane shkruar ne histori!”, shkruan Ilir Daja.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.