Il fatto quotidiano ka publikuar pamjet nga ajri të asaj çfarë po ndodh në Kakavijë ku mijëra shtetas, kryesisht shqiptarë presin në radhë kilometra të tëra për të kaluar në Greqi.
“Mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi mbetën të bllokuar në kufi ndërsa përpiqeshin të hynin në vend përpara se të hynte në fuqi detyrimi për të paraqitur një test negativ për koronavirusin. Kështu raporton policia shqiptare. Në pikën kufitare të Kakavijës, në jug të Shqipërisë, u krijua një radhë prej 20 km me mbi 4000 vetura, për shkak të masave të reja të shpallura nga Athina.
Nga 16 gushti, në fakt, një maksimum prej 750 personash në ditë do të lejohen të hyjnë nga Shqipëria nëse janë të pajisur me një test negativ Covid-19 të kryer 72 orë para mbërritjes së tyre. Dhe në fund, ata do të duhet të kalojnë një javë në izolim”, shkruan Il fatto quotidiano teksa publikon pamjet me dron të ANSA-s.
Le Figaro e pershkruan keshtu gjendjen ne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Kakavije, ku kane mbetur ne nje radhe gati biblike, ne pritje deshperuese per te shkuar ne shtetit fqinj, ku jetojne e punojne.

Radha e rreth 4,000 veturave ka arritur mbi 20 kilometra, nderkohe qe sipas medias se huaj, ajo ka nisur pas njoftimi në fillim të kësaj jave për masat e reja greke lidhur me menaxhimin e situates nga koronavirusi.
Nga 16 gusht, Policia njoftoi se ne Greqi do te hyje nje maksimum prej 750 personash në ditë permes Kakavijes. Ata duhet të kenë një provë negative Covid-19, të realizuar 72 orë para ardhjes së tyre, dhe gjithashtu do izolohen për shtatë ditë.
Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas regjistrimit të rasteve te reja me koronavirus.
