Orët e para të mëngjesit të sotëm janë rikthyer radhët e gjata në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.Në mbrëmjen e ditës së djeshme u vu re një boshatisje e Kapshticës, e cila është “mbipopulluar” sërish sot nga automjetet.Sipas Top channel,mësohet se në 24 orët e fundit, në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Pala jonë për momentin punon me 4 sportele në dalje dhe 1 në hyrje.

Prej disa ditësh rreth 10 mijë emigrantë shqiptarë presin në radhë për të kaluar kufirin me Greqinë përmes pikës së Kakavijës dhe Kapshtices .
Situata e pazakontë në këto dite është krijuar për shkak se të gjithë nxitojnë të kalojnë kufirin përpara datës 16 gusht. Pas kësaj date Greqia do të aplikojë rregulla të reja për shtetasit që hyjnë në territorin e vet.
Këtu është fjala vetëm për rezidentët dhe ata që kanë nënshtetësi greke. Konkretisht pas datës 16 të gjithë ata që vijnë nga Shqipëria do të bëjnë me detyrim 7 ditë karantinë në Greqi, si dhe duhet të kenë me vete testin antiCovid të kryer në Shqipëri brenda 72 orëve të fundit në një laborator të çertifikuar.
