Pavarësisht numrit të të infektuarve dhe situatës me koronavirusin, shkollat do të hapen.Por janë përgatitur disa skenarë për këtë gjë.Ministrja e Arsimit dhe ministrja e Shëndetësisë, dolën në një konferencë të përbashkët përsa u takon protokolleve dhe masave paraprake për hapjen dhe ecurinë e vitit të ri shkollor.
Deklarata e sotme :

Ne duam të hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit para universitar por sipas specifikave që kanë dhe kombinuar dhe me mësimin në kushte shtëpie”.Ministrja Shahini bëri me dije se nga sondazhi i zhvilluar mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve rezultoi se 87% e tyre dëshironin kthimin në shkolla dhe vetëm 13% ishin për vijimin e mësimit online.
Gjermania dhe Zvicra i bënë hapjen e shkollave pa bërë shumë ndryshime në strukturat e tyre ngaqë kanë klasë me numër të vogël të nxënësve. Franca do i ndajë në grupe. Vendet e rajonit do i hapin pjesërisht.
Ne duam ti hapim për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave, që kanë shkollat duke e kombinuar me mësimin online kur duhet të mbyllet një shkollë, apo një grup shkollash. Bashkitë duhet të fillojnë pastrimin e shkollave dhe përgatitjen për në shtator”, u shpreh Ministria e Arsimit.
