Shqiptari rreh keq policin grek, dërgohet me urgjencë në spitalin e Janinës

Në gjendje të keqe, me disa lëndime në fytyrë dhe trup por pa rrezikuar jetën, një oficer policie u pranua në Spitalin Universitar të Janinës. Ai ra viktimë e një rrahje të egër në Paxos.Polici, i cili është aktiv, por nuk shërben në ishull, ishte në orët e para të së hënës në Sheshin Gaios. Kur ai u grind për arsye të panjohura me një burrë tjetër, ai e sulmoi dhe e rrahu.

Mësohet se efektivi në orët e para të ditës së djeshme, ka qenë duke ecur në shesh, në momentin që është përballur me shqiptarin. Të dy, kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa shqiptari e ka sulmuar dhe dhunuar.

Policia lokale nuk ka njoftuar asgjë në lidhje me ngjarjen, ndërsa nuk është sqaruar nëse autori i krimit, i cili sipas informacioneve është me origjinë shqiptare, është arrestuar.

Oficeri i plagosur i policisë është duke u trajtuar dhe pritet të dëshmojë menjëherë pasi ta lejojnë mjekët.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.