Pas disa ditëve të mira të kaluara së bashku në brigjet spanjolle, Rita Ora dhe shoqëria e saj bashkë me të dashurin e ri, kanë vendosur që të ndërrojnë destinacion.Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, është duke pushuar në Greqi. Prezenca e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke të cilët kanë mbushur lajme të tëra për të.

Nga ana tjeter mediat britanike raportojnë se ajo paguan plot 22 mijë euro nata, për të qendruar në një resort super luksoz në Korfuz.Ky fakt mesa duket i ka revoltuar fansat e këngëtares të cilët kanë komentuar në fotot e saj duke i thënë që pushimet mund t’i bënte dhe në Shqipëri.
Të shumtë janë ata të cilët e kanë ftuar Ritën të shkojë në Sarandë, duke qenë se ndodhet edhe shumë afër.Ata gjithashtu nuk kanë lënë pa ja listuar këngëtares edhe bukuritë që Shqipëria ka.
‘Pse nuk promovon shqiperin po vete me greqi?’- komenton dikush ne foton e Rites.

