“Bukuri e perdhosur nga vandalet,plehrat hedhur vend e pa vend

Ky eshte problemi me i madh I zhvillimit te turizmit ne vendin tone – plehrat hedhur vend e pa vend, ne cdo cep te territorit, kudo qe te shkosh.Jemi popull mender europjan!Që të kthehet ne kulture dhe mentalitet Europian duhet filluar me edukimin qytetar ,të shoqeruar me gjoba te majme per te gjithe ndotesit e ambientit.Keto pamje jane publikuar sot përgjate bregdetit Shqiptar.

Ndotja e plazheve në Shqipëri është një problem jo pak i vogël. Zakonisht, plazhet e mbipopulluara janë edhe ato më të dendur me plehra, në vende të papërshtatshme.

Për shembull, vitin e kaluar u përfol shumë për ndotjen e “Syrit të Ciklopit”, një destinacion shumë pranë Tiranës, i cili si një zbulim i fundit turistik ka pësuar dëmtime dhe është “mbipopulluar” jo vetëm me turistë, por edhe me plehra:

Edhe Roland Hysi, këngëtari i grupit West Side Family, ka diçka për të thënë për të gjithë ata që ndotin plazhet e Shqipërisë:

“Dua t’ju them një fakt. Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur, por me sjellje të tilla nuk kemi për të shkuar

asgjëkundi edhe nuk mund t’i kërkojmë as qeverisë, as dreqit të na bëjë këtë apo atë.”

“Prandaj, kujdesuni për ambientin. Pini, bëni qejf, dehuni, bëhuni tap, por mos i lini kështu gjërat pas.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.