Edhe pse nuk e kanë të mundur të jenë të pranishëm në shkallët e “Air Albania“ në atë që mund të quhet derbi i Ballkanit, tifozët shqiptarë kanë mundësinë ta ndjekin pa pagesë ndeshjen mes Tiranës dhe Crvena Zvezda.Supersfida për raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve Tirana-Crvena Zvezda do të transmetohet nga “Syri TV”.Lajmi u bë i ditur nga vetë kjo media.

Takimi do të luhet ditën e martë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Serbët frikësohen për sigurinë e tyre në Tiranë. Nga ajo që bëhet me dije në mediat serbe, raportohet se drejtuesit e Crvena Zvezdës kanë kërkuar që për vizitën e tyre në Tiranë të ketë edhe prani të forcave policore serbe.
Këtë e ka njoftuar “Belgrade Sports Journal”.
