Lajm i mirë nga Greqia, gjendet vajza shqiptare e humbur prej 12 ditësh

27-vjeçarja shqiptare e humbur disa ditë më parë në Greqi është gjetur. Antonia Nikolla, nënë e katër fëmijëve u raportua e zhdukur nga familjarët në 12 gusht në zonën e Iraklios në ishullin e Kretës. Mediat greke raportojnë se bashkëshorti i saj ka njoftuar policisë se gruaja e tij është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.

Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi e reja ishte e zhdukur prej ditësh.

Për herë të fundit ajo kishte folur me të shoqin në telefon në datën 12 gusht.

Së fundmi është zbardhur letra e lamtumirës që e reja shqiptare i la bashkëshortit të saj para se të zhdukej.

Në letër ajo shkruante:

Gjoni im, dua t’ju kërkoj falje, por nuk mund të duroj më. Kam duruar shumë deri më tani. Të kam dashur dhe të dua shumë! Nuk do ta harroj se si më shikuan ato sy ditën e parë që u takuam sepse ti më vështron ashtu edhe sot!

Më pëlqen të shihem në sytë e tu sepse më admiron dhe më tregon se sa e rëndësishme jam për ty! Do të më mungojë shumë përqafimi yt!

Faleminderit për tre krijesat e vogla që më dhurove, faleminderit për këtë familje të bukur që më dhurove. Merrni vajzat tona dhe shëroje shpirtin e tyre. Të dua shumë! Antonia…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.