Pasaportat dhe kartat për emigrantët, ambasada shqiptare në Athinë ka një njoftim të rëndësishëm

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka njoftuar qytetarët shqiptarë se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për të cilat është aplikuar deri më 31 korrik 2020 dhe ka nisur shpërndarja e tyre. Në njoftimin zyrtar, ambasada shqiptare ka bërë edhe shpjegimin e procedurës së tërheqjes së mjeteve të identifikimit nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00.

Emigrantët që duan të tërheqin pasaportën mund të kërkojnë në banesën e tyre në adresën: consulate.athens@mfa.gov.al, duke përdorur emër/mbiemër; adresën e saktë të banimit; kodin postar; numrin e celularit dhe foto të kuponit të aplikimit. Ndërsa ata që duan të tërheqjen e kartës së identitetit, e kanë të detyrueshme që të paraqiten në Ambasadë.Me korrier: (Dërgoni kuponin e pasaportës tuaj në adresën e konsullatës: Alvaniko Prokseneio, Tsimiski 43, TK 54624, Thessaloniki), ndërsa paraqitja në Konsullatë për tërheqjen e Pasaportave dhe Kartave ID është e detyrueshme sipas mbiemrit dhe ditëve si më poshtë:

E Hënë: Qytetarët me mbiemrin nga “A, B, C, Ç, D, DH”

E Martë: Qytetarët me mbiemrin nga “E, F, G, GJ, H, I, J”E

Mërkurë: Qytetarët me mbiemrin nga “K, L, LL, M, N, NJ”

E Enjte: Qytetarët me mbiemrin nga “O, P, Q, R, RR, S, SH”

E Premte: Qytetarët me mbiemrin “T, TH, U, V, X, XH, Y, Z, ZH”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.