Një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë në fshatin Zagorcan të qytetit të Pogradecit.Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit midis dy komshinjve.F. Lilo është autori ndërsa i plagosur ka mbetur D. Rusi.I moshuari e ka goditur fqinjin e tij me mjete prerëse.I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, në gjendje të rëndë në reanimacion.
Njoftimi i Policisë Pogradec:

Plagosi me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, por falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet menjëherë autori i dyshuar.Më datë 24.08.2020, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në fshatin Zagorçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F. Ç., banues në këtë fshat, kishte dëmtuar me mjet prerës shtetasin D. R., rreth 30 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit dhe reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, i cili po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
