E vërteta e sherrit në Mykonos, personi që u përlesh më kapitenin e Manchester nuk është shqiptar

Biznesmeni që ngacmoi motrën e kapitenit të Manchester United, Harry Maguire dhe e plagosi atë me thikë, nuk është shqiptar.Një gazetar shqiptar në Greqi ka pyetur avokatin e Maguire, Alexis Anagnostakis, në lidhje me detajet e sherrit që bëri bujë në të gjithë mediat ndërkombëtare, dhe ai është shprehur se sipas kapitenit, sulmuesi nuk ka qenë fare me origjinë shqiptare.Ai nuk është shqiptar. Sulmuesi nuk është me origjinë shqiptare,”- mësohet të ketë thënë avokati në fjalë.

Ngjarja ndodhi para dy netë më parë dhe vetëm mëngjesin e kaluar ‘telenovela’ se një ganster shqiptar kishte sulmuar motrën e Maguire bëri xhiron e të gjitha mediave. Emri i sulmuesit nuk është bërë ende publik, ndërkohë që detaje të reja në lidhje me ngjarjen kanë dalë herë pas here.


Si ndodhi ngacmimi që solli sulmin?

Harry Maguire, vëllai i tij, Joe dhe motra e tyre Daisy, bashkë me një shok Christopher Sharman kishin zbarkuar në Mykonos me pushime dhe në një moment një grup djemsh i ishin afruar 20-vjeçares. Siç tregon edhe vetë e reja, personi në fjalë i ishte afruar, e kishte ngacmuar dhe kur ajo e kishte refuzuar, ai kishte nxjerrë një thikë dhe e kishte prerë me thikë.

Këtu është futur dhe Maguire me miqtë e tij dhe përleshja ka vijuar, deri në ardhjen e efektivëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.