Ngjarje e pazakontë në Greqi/ Fëmija shkoi për akullore, gjobitet me150 euro sepse ishte pa maskë

Media greke raporton një histori nga Halkidiki rreth një 12-vjeçari i cili u gjobit me 150 euro për mosmbajtjen e maskës.Sipas faqes greke xalkidikipolitiki.gr, djali ishte duke ngrënë akullore në qytetin Nea Flogita në momentin kur përfaqësuesit e shëndetit publik të Greqisë vërejtën në inspektim se ai nuk mbante maskë.

Sipas dëshmitarëve okularë, djali shpjegoi i shqetësuar dhe i frikësuar se e harroi maskën, megjithatë, inspektorët mbetën të pamëshirshëm ndërsa djali me telefonin në duar qante nga frika e reagimit të prindërve të tij kur dëgjuan se sa dënim do të duhet të paguanin.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.