Aksident në Tushemisht, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 1 i plagosur

Një aksident me pasoja të lehtë ka ndodhur këtë të martë (08.09.2020) në fshatin Tushemisht ku dy automjete janë përfshirë në një aksident.Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti.Ndërsa nuk ndihen ende shkaqet e ngjarjes.Nga pamjet shihen dy automjetet e përfshira në aksident që janë dëmtuar në pjesën e përparme,ndersa nje prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.