“Sfidë e parefuzueshme, nuk ju zhgënjej”, fjalët e para të Kumbullës si lojtar i Romës

Marash Kumbulla është prezantuar ditën e sotme si lojtar i Romës. 20-vjeçari ka arritur marrëveshjen me klubin kryeqytetas deri në vitin 2025 me një pagë prej 1.5 milionë euro neto, plus 500 mojë të tjera në formë bonusesh.Pas prezantimit, ylli nga Malësia e Madhe ka folur si lojtar i Romës. Shkurt dhe qartë djaloshi, që e konsideron Romën si një mundësi të parefuzueshme dhe premton se do bëjë maksimumin për të mos zhgënjyer.

Marash Kumbulla


“Roma përfaqëson një mundësi dhe sfidë që nuk mund ta refuzoja. Më pëlqeu projekti i klubit dhe nuk hezitova aspak për të pranuar ofertën. Do të bëj maksimumin për të mos zhgënjyer personat që besuan tek unë”, u shpreh mbrojtësi pas firmës së vendosur mbi kontratë.

Ishte përfolur prej disa kohësh, por vetëm ditën e sotme u bë zyrtare. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla u transferua nga Verona te Roma.

Saktësisht, 20 vjeçari është huazuar për 2 vite kundrejt 2 milionë € .

Ekziston një mundësi blerjeje prej 13.5 milionë € plus 3.5 bonus dhe tre lojtarë në huazim (Yldrm Mert Çetin, Matteo Cancellieri dhe Aboudramane Diaby).

Nëse ushtrohet opsioni i blerjes, kontrata e tij do të zgjasë deri në vitin 2025.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.