Marash Kumbulla – djali i një muratori shqiptar, që bëri Italinë të flasë për të

Një mur i lartë dhe i fortë përpara derës së Marco Silvestri.Mbrojtja e Hellas Verona,renditet e gjashta e ndëshkuar më pak në Serie A për edicionin 2019-2020.Po kush eshtë Marash Kumbulla ? Ai lindi më 8 shkurt 2000 në Peschiera del Garda,nga prindër shqiptarë, por me nënshtetësi italiane. Ai nuk mund ta veshë fanellën axurre, sepse vitin e kaluar zgjodhi kombëtaren shqiptare. Karriera e tij në futboll u zhvillua te Hellas Verona, një ekip me të cilin është gjithashtu tifoz. Duke filluar nga viti 2015, Kumbulla u grumbullua në sektorin e të rinjve të klubit veronez dhe më pas arriti në ekipin e pare, saktësisht në pranverë 2017. Në Serie B luajti vetëm 16 minuta, mjaftueshëm sa për t’i rënë në sy trajnerit Juric.
Në sezonin e tij të parë në Serie A, ai luajti 25 ndeshje në kampionat (1958 minuta), në të cilën shënoi edhe golin e parë.

Ndeshje pas ndeshjeje, Marash e vuri veten në qendër të vëmendjes si një nga të rinjtë me perspektivën më të mirë në ligën italiane. Nga shtylla mbrojtëse e Hellas Verona, Kumbulla tregoi të gjitha aftësitë e tij difensive, ndërsa luante në vijën treshe të prapavijës. Me Verona, në fakt luajti 13 herë në qendër të mbrojtjes me tre, 11 herë në të majtë dhe 2 herë në të djathtë. Ai shquhet për shpirtin konkurrues, leximin e lojës dhe një agresivitet të caktuar, me të cilin i trajton ndeshjet.


Kumbulla gjithashtu gëzon kontroll të shkëlqyeshëm të topit dhe një rregullim të mirë loje. Këmba e djathtë është e preferuara, me të cilën ka saktësi të lartë në pasim (qoftë i shkurtër apo i gjatë).
Sa i përket integritetit të tij fizik, djaloshi shqiptar ka humbur vetëm 5 javët e fundit të kampionatit Italian për shkak të dëmtimit në muskuj.

Kartoni i tij do t’i kushtojë Romës 20 milionë euro. Vetë Kumbulla do te nënshkruajë një kontratë për 5 sezone.

Në Angli, lojtarët si ai i quajnë “hero vendas”. Edhe Edoardo Reja e vuri re, duke e thirrur me kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020”.

Babai i talentit verdheblu, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, nuk foli vetëm për mbrojtësin e datëlindjes 2000, por edhe familjen e tij.

Deklaratat e tij :

“Ne kemi shtatë fëmijë, pothuajse të gjithë jetojnë në Itali, vetëm një vajza ka mbetur në Shkodër. Kam mbërritur në Itali në vitin 1996, duke i paguar 1 milion lira kontrabandistit dhe duke rrezikuar jetën. Djali im as nuk e imagjinon dot atë që kalova. Unë dhe vëllai im, pasi mbërritëm këtu, filluam të punojmë si muratorë. Sot kemi kompani ndërtimi, në të cilën punojnë rreth 20 njerëz. Ne jemi të huaj në këtë vend, por punojmë me ndershmëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.