Flet mjeku Sulçebe: Kemi 20% të popullsisë të imunizuar (Video), ndërsa rekomandon një izolim të diferencuar të popullatës

Në 7 muaj të prezencës së COVID në Shqipëri, popullsia nuk e ka arritur imunizimin ndaj virusit. Sipas mjekut imunolog Genc Sulçebe gjatë një interviste për Report Tv, kufiri mbrojtës është 60% e popullsisë së imunizuar ndërsa në vend deri tani kemi rreth 20% qytetarë të imunizuar ndaj COVID.“Në korrik ishte përqindja e antitrupave në 6.4%, sot ajo mund të jetë rritur. Ende nuk kemi matur gjendjen aktuale të përqindjes së antitrupave në popullatë, por pa dyshim ka evoluar që mund të shkuar në 20%. Por kjo do të vijojë të rritet me rritjen e shtimit të infeksionit. Do duhet mbi 6 muaj që të arrijmë kufirin mbrojtës të 60% të popullatës për tu imunizuar”, u shpreh Sulçebe.

Mjeku Sulçebe shprehet se përhapja e infeksionit do të vazhdojë, ndërsa rekomandon një izolim të diferencuar të popullatës.“Infeksioni po vazhdon, nëse nuk vijon me vaksinën, gjë që duket larg, infeksioni do të vijojë. Duhet të kemi një izolim të diferencuar të popullatës, pra personat me rrezik të lartë të popullatës duhet të kufizojnë lëvizjet dhe të tjerët duhet të marrin masa mbrojtëse. Personat mbi 60 vjeç janë shumë të rrezikuar, atë me sëmundje kronike, të metabolizmit, diabeti, kardiake pasi infeksioni ka shumë problematika tek kjo popullatë. Nën 50 vjeç duhet të ruhen me maska, me distancim për veten, por edhe për rrezikun e përhapjes së infeksionit tek të tjerët”, tha mjeku.


Rihapja e shkollave na ka përballur me një situatë të panjohur për riskun e përhapjes së infeksioni, ndërsa doktori shpjegon se fëmijët nuk përjashtohen nga mundësia për mos u prekur.E vetmja mënyrë mbrojtje kundër COVID sipas mjekut Sulçebe është maska dhe distanca edhe për shumë kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.