Wanda Nara provokon sërish: Pa dashuri, s’ka derbi. Urime miqve milanistë

Teksa Interi u mund nga Milani në Derbin e Maddoninas, argjentinasja nuk e kurseu një postim në Instagram.Wanda Nara nuk rresht së provokuari nga Franca.Teksa publikonte një foto duke u përqafuar me Mauro Icardin, e për më tepër me një fanellë të Inter, Wanda bëri një koment që po bën xhiron e rrjetit.

“Pa dashuri, nuk ka derbi! Komplimente miqve të mi të Milan”, shkruan bashkëshortja e ish-sulmuesit të Inter.


Milan u rikthye te fitorja në derbi falë një dopiete të Zlatan Ibrahimoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.