Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej cilëve 6 qytetarë janë në Pogradec ,2 ne Korçe.Janë shëruar 82 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 4 qytetarë,një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi thuhet në njoftimin e MSH.
NJOFTIMI I PLOTË :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë 302 persona. Fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur katër qytetarë, ndërsa janë shëruar 82 persona.Kështu numri total i infektimeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 18858, ndërsa ai i viktimave në 473. Numri i të shëruarve vijon të rritet ndjeshëm dhe tashmë ka shkuar në 10548. Sa i përket rasteve aktive numri i tyre momentalisht është 7837.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)
- Raste të reja ditore 302
- Të shëruar ne 24 orë 82
- Të shtruar në spitale 264
- Humbje jete në 24 orë 4
- Testime ditore 1329
- Testime totale 115710
- Raste pozitive 18858
- Raste të shëruara 10548
- Raste Aktive 7837
- Humbje jete 473
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 3966
- Durrës 755
- Shkodër 491
- Fier 511
- Korçë 479
- Lezhë 379
- Elbasan 344
- Vlorë 308
- Berat 222
- Kukës 190
- Dibër 96
- Gjirokastër 96
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.