Skënderbeu ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-1 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit. Ishte sulmuesi shkodran Balajdi Pusi, ai i cili në minutën e 65-të, me golin e tij i dhuroi fitoren korçarëve në këtë përballje.Një tjetër takim me nota pozitive për ujqërit të cilët kanë treguar rritje në nivelin e lojës nga ndeshja në ndeshje.
Te dy skuadrat zbritën në fushë me 11-shen e tyre më të mirë.
FT’ Bylis 0️⃣ : 1️⃣ Skënderbeu
Golat: Pusi 65’
👤 Trajneri Julian Ahmataj e nisi takimin e këtë formacion: Dajsninani, Meksi, Bicaj, Qaqi, Taipi, Shabani, Mara, Berisha, Mensah, Pusi.
🔁 U aktivizuan në pjesën e 2-të: Dramolli, Vangjeli, Vitija, Rrapaj, Tereziu, Dowouna, Armah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.