Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka prezantuar ditën e sotme“Lëvizjen për Ndryshim”.Ajo u shpreh se në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë.Ndersa thekson se nuk do të qëndrojë anash dhe të heshtë, por do të mbështesë projektin e brezit të ri për të shpëtuar Shqipërinë, që sipas saj është në buzë të greminës.

Jozefina Topalli :

Ku ka më mirë se këtë lëvizje ta fillojë brezi i ri, unë jam e inspiruar nga fjalët e tyre, nga kauza dhe mbështetja përmes pranisë sot këtu. Jam e vendosur për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë. Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Çdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen. Qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi, gjykata administrative është afër kolapsit, të shkallës së janë duke u degraduar. Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë të gjithë do të takohemi me këto sfida. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve.Ne vazhdojmë të jemi në një vend ku ka pensione 100 euro. Në një vend ku nuk rriten rrogat po rriten çmimet. Në vendin tonë askush nuk i del për zot një individi në vështirësi. Nuk kemi kohë që të presim. Fushata ka filluar me foto.Unë dua të falenderoj sot edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për kohën e vështirë që po kalon vendi.E trishtë kur shoh se si vendi po boishatiset, si po shkretohen vlerat.Por e vendosur jam për të mos qëndruar anash për të mos heshtur dhe për të mos patur frikë. Do ti mbështes këta të rinj në kauzën e tyre patriotike drejt një projekti të ri u shpreh ish deputetja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: