Agron Llakaj preket nga Covid bashkë me bashkëshorten “Pas 20 ditësh morëm përgjigjen negativ”

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zbuluar ditën e sotme se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina më në fund e kanë fituar betejën me Covid-19, pas 20 ditësh.Në postimin e gjatë në Instagram ku ka zgjedhur dhe një foto domethënëse me zemër, moderatori dhe humoristi i dashur për shqiptarët tregon për vajzën Alkida që u ka qëndruar prindërve pranë deri në momentin e shërimit.Ai shprehet se së shpejti do rikthehet në dy emisionet e tij, Al Pazar dhe Fake Off me shumë dëshirë dhe pasion, ndërsa ka një thirrje për të gjithë qytetarët për të kaluar sa më shpejt këtë situatë.

Postimi i Plote :


Te dashur Miq! Me ne fund, pas nje beteje relativisht te moderuar me kovid 19, pas rreth 20 ditesh, ime shoqe Kostandina dhe une morem pergjigjen ‘negativ’ te tamponit. Ne ja dolem, me qetesi dhe pa panik…, ne mbeshtetje te njeri-tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida, qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates. ”Kush ka vajza, boten ka“ thote kenga. Falenderojme dhe shprehim mirenjohjen e thelle ndaj “Intermedica”, mikut tone, dr Vasil Llajo dhe gjithe personelit te sherbimit qe ne dy jave ne menyre profesionale dhe njerezore na qendruan ne krye per cdo analize te nevojshme si pjese e protokollit. Ne menyre te vecante Dr Arian Mezini, edhe pse mik, njeriu qe na ndoqi ore pas ore deri ne rikthimin ne normalitet tonin…, mirenjohje pafund! Une rikthehem ne dashurine time Al Pazar dhe Fake Off me me shume deshire dhe pasion! Dhe ne fund dy fjale per te gjithe. Jeta e cdo njerit prej nesh eshte dhurata me e bukur qe Zoti na ka fal! Zoti ju ruajt dhe paci shendet ne familjet tuaja! Le te gezojme me njeri tjetrin per cdo dite qe Zoti na fal! Koha te duam dhe te mbeshtesim me shume njeri tjetrin ne kete lufte duke zbatuar protokollin e ISHP. Mos e neglizhoni masken, distancimin fizik dhe social, te cilat sjellin me pak njerez te infektuar! Zoti qoft me te gjithe Ne! Nje dite do jemi ne nje perqafim te madh!”, shkruan Llakaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.