Një gazetar austriak ka sjellë detaje të reja rreth ngjarjes së të hënës që tronditi Europën për shkak të sulmit terrorist në Vjenë.Florian Klenk, kryeredaktor i gazetës javore Falter, thotë se autori është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, por me origjinë shqiptare. Klenk shkruan në Twitter se ai quhet Kurtin S., dhe është lindur e rritur në Vjenë.Prindërit e tij janë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk janë të dyshuar për lidhje me Islamizmin radikal.Ndërkohë sa i përket të riut, ai ka qenë nën vëzhgimin e autoriteteve austriake, pasi ai ishte një prej 90 austriakëve islamikë të ndaluar për të udhëtuar në Siri në korrik. Mirëpo policia nuk ka besuar se ai do të ishte duke planifikuar një sulm terrorist në Vjenë.

20 VJECARI SHKRUAJNE MEDIAT VENDASE ,të cilat kanë siguruar dhe foton ku ai shfaqet i armatosur, me kallashnikov, pistoletë e hanxhar, ka qenë i dënuar më parë dhe me precedent penal. Në vitin 2019, ai është liruar me kusht nga burgu.
REUTERS KA SQARUAR SE 20-VJECARI ESHTE TERRORISTI I VRARE.Nga sulmi i mbrëmshëm në Austri, të vrarë mbetën pesë persona dhe një nga autorët e këtij sulmi, prej të cilit të plagosur mbetën edhe 17 persona.Të dyshuarit, raporton Heute janë midis 16 dhe 25 vjeç dhe kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, St. Pölten, Çeçeni dhe Mödling.
Të shtënat e së hënës në Vjenë ndodhën në një zonë mjaftueshëm të frekuentuar, e ngjeshur përplot kafene dhe restorante.
Burimi: haaretz.com
