Ky është shqiptari që humbi jetën nga sulmi në Vjenë.Cila eshte policja shqiptare që u përball me terroristët në Austri….

Viktimë e sulmit terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e të hënës ka mbetur edhe një i ri shqiptar.”Indeksonline” shkruan se ai është Nexhip Vrenezi, 21 vjeçari nga Struga që raportohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar nga agresori i sulmit të frikshëm.Lajmin ndërkohë e kanë konfirmuar dhe të njohur të viktimës, të cilët kanë postuar në rrjetet sociale fotografinë e djalit që humbi jetën, e kanë bërë dhe dedikimet prekëse.

Nexhip Vrenezi nga Veleshta mbrëmë u vra pas shpine nga Terroristët në momentin që ai doli për cigare para lokalit ku pinte kafe me shokë! Nuk vrasin burrat as për fe e as për komb pas shpine një të ri 21 vjeçarë! Zoti parajsën!”,shkruan njëri prej të njohurve të viktimës.

“Nexhip Vrenezi 21 vjeç u ekzekutua pa meshirë nga bashkombasit e tij terroristë. Çdokush prej nesh akoma nuk i besohet ajo qe ndodhi, nje djal i pa fajshëm, nje engjell u shkeput dhe na rrenoi zemrat të gjithëve.
Ngushllime familjes, ngushllime të gjithëve, kjo dhimbje nuk perballohet lehtë 😭”, shkruan faqja Made in Struga.

Ndërsa heroina e gjithë kësaj ngjarjeje të tmerrshme është kosovarja Doruntina Miroci. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.