Per herë të parë në Shqiperi,nje burg i veçantë per të moshuarit në Pogradec

Shqipëria ka nisur për herë të parë ndërtimin e nje institucioni ku do të akomodohen të burgosurit në moshën mbi 60 vjeç. Ky burg i ri do të ndërtohet në Pojskë të Pogradecit Projekti ka filluar në vitin 2020 me një fond prej 58 milion lekë dhe është planifikuar për tu realizuar për dy vite 2020-2021 me vlerë të plote të projektit gjithsej 200 milion lekë.Në këtë burg do të vuajnë dënimin edhe personat që janë dënuar për vepra të lehta dhe janë të shperndarë ne institucione te ndryshme.Në këtë burg do të punësohen 90 persona, staf mjekësor dhe policor.

Qendra është vlerësuar si burg i sigurisë së ulët, në të cilën parashikohen të vendosen rreth 110 të dënuar të moshës së tretë ose dënime të lehta të cilët vuajnë dënimet nëpër IEVP të ndryshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.