Julian Ahmataj kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen e sotme në kampionat kundër Vllaznisë, që do të luhet në orën 16:45 në stadiumin Skenderbeu. Pavarësisht mungesave dhe dilemave në formacion, trajneri i Skënderbeut sqaron se diçka e tillë nuk do të ketë aspak ndikim nëse ekipi luan me të njëjtën përgjegjshmëri si ndaj Teutës.

Për Skënderbeun fitorja është gjithmonë objektivi kryesor, pavarësisht kundërshtarit me të cilin luan. “Ndeshjen e së dielës ekipi e ndjen mjaftueshëm edhe për faktin se është e para që luajmë në Korçë për këtë kampionat. Do të jem i kënaqur nëse ekipi do të japë atë që dha në Durrës përballë Teutës. Këtë e them me bindje të plotë sepse duke ditur cilësinë e skuadrës që stërvis, nëse nuk na mungon përqendrimi, mund të bëjmë rezultate të mira. Vllaznia e ka nisur mirë kampionatin, duke arritur të marrë fitore që në ndeshjen e parë.
MUNGESAT
Skënderbeu mbetet Skënderbeu dhe normalisht që hyn në fushë për t’ia dalë me sukses në çdo ndeshje.
Ky është objektivi dhe motivi jonë këtë sezon. Pavarësisht se objektivat i kemi të ndryshëm nga vitet e tjera, duam që të bëjmë mirë në çdo ndeshje”.Randi dhe Govori me shumë mundësi nuk do të jenë në dispozicion për Vllazninë. Shpresoj që të rikthehen shpejt në dispozicion, pasi duhet të jemi sa më të plotë për këtë sezon. Nga ana tjetër ,do të mun- dohemi që të gjemë balancat e duhura në fushë”, përfundoi kreu i pankinës.
