“Mik i popullit të Kosovës”, Albin Kurti uron Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

Kreu i Vetëvendosjes dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar fitoren kandidatit demokrat Joe Biden. Lideri i Vetëvendosje edhe gjatë fushatës elektorale ka bërë thirrje publike ndaj shqiptarëve për të mbështetur kandidatin Biden për zgjedhjet që u mbajtën më 3 nëntor.Ai thotë se Amerika ka nevojë për mbështetjen dhe kontributin e Joe Biden. Mes tjerash, Kurti shprehet se Joe Biden është një mik i vjetër dhe alet i vyer i popullit të Kosovës.

“Urime për fitoren historike të Joe Biden, një mik dhe aleat i vjetër i popullit të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme për Amerikën ashtu si edhe për botën për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, shkroi Kurti në “Twitter”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.