I riu shqiptar tentoi të shkonte në Londër me dokumente polake. Si u zbulua në aeroport…

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi që nëpërmjet një karte identiteti polake të shkonte në Londër.Sipas la voce di venezia ,shqiptari u kap në aeroportin Tessera ku në kontrollin e pasaportave tregoi një dokument identifikimi të rremë, por e vlefshme për të emigruar.Kontrolli i dokumentarit zbuloi se dokumenti i identifikimit ishte falsifikuar në mënyrë shumë perfekte. Megjithatë, përpjekja e pasagjerit për t’iu shmangur kontrollit ishte e pasuksesshme, sepse agjenti i verifikimit vuri re se kishte një ndryshim të padukshëm midis dokumentit të treguar dhe atij origjinal.

Nga frika se mos e zbulonin, shqiptari nxori menjëherë një leje drejtimi polake për të bindur oficerin për vërtetësinë e kartës së identitetit. Por pas verifikimeve rezultoi se edhe karta e identitetit edhe patente ishin të falsifikuara.

Dokumentet u sekuestruan, ndërsa shqiptari u arrestua për falsifikim të dokumenteve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.