Historike, Maqedonia e Veriut, për herë të parë në Kampionatin Europian

Maqedonia e Veriut ka arritur të marrë fitoren më të rëndësishme në historinë e saj në futboll, duke mundur 0-1 Gjeorgjinë dhe tashmë është zyrtarisht në Kampionatin Europian, i cili do të zhvillohet verën e ardhshme.Heroi i fqinjëve tanë në këtë takim ishte veterani Goran Pandev, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë.Kjo ishte finalja e play off-i të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale, Maqedonia e Veriut eliminoi Kosovën.

Tashmë ata do e kenë shansin të jenë në Euro 2021 teksa në përfaqësuesen maqedonase luajnë edhe disa shqiptarë të cilët kanë kontribuar në kualifikimin e Maqedonisë së Veriut si Visar Musliu, Egzon Bejtulai, Arijan Ademi apo Ezgjan Alioski.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.