Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, tha se as 10 përqind e popullsisë shqiptare nuk e ka kaluar koronavirusin.”Sipas tij, problemi më i madh, që do të detyrojë vendin të futet sërish në karantinë, është rënia në kolaps e sistemit shëndetësor.Gjata tha në news24 se marrja e vitaminave të tilla si C, D, E dhe zinku rrisin imunitetin e trupit.

Arben Gjata :
Në Shqipëri nuk jemi as te 10% i popullatës, duke marrë përmasat e përhapjes së virusit. Problemi është që ne ta shtyjmë në kohë dhe të presim sa më pak raste. Problemi kryesor për mua është që të mos bjerë në kolaps sistemi shëndetësor, nëse sistemi paraqet zilen e kuqe të rënies në kolaps, do të detyrohemi për t’u futur sërish në karantinë”, Ndersa theksoi…Mund të përdorim antibiotik kot. Antibiotikët nuk bëjnë efekt. Antibiotikët nuk nisin që në ditën e parë, por varet edhe nga situata e pacientit. Fatkeqësisht nuk ka formulë magjike, por është e nevojshme që të flitet me mjekun e familjes. Vitamina D, C, E, zinku mund t’i marrësh në fillim të sëmundjes, sepse të ndihmon për rritje të imunitetin e organizmit. Duhet të merren gjatë gjithë periudhës që jemi theksoi mjeku për emisionin “Kjo Javë” në News24.
