I ftuar në ABC News ,infeksionisti i njohur, Pëllumb Pipero tha se pyetja kryesore që duhet të bëjmë në këtë kohë kritike të pandemisë është: A po po bëj kujdesin e duhur për të mos e marrë koronavirusin?Ndersa ajo që ngre shqetësim te mjeku është numri i madh i qytetarëve në bare dhe lokale.Po ashtu, Pëllumb Pipero u shpreh, se duke parë situatën aktuale në mendimin e tij, e mira do të ishte që lokalet të mbyllen më herët.
Mjeku u shpreh se ky virus ka “shkuar përtej çdo normaliteti, brenda anormales së madhe në këtë situatë.”

“Njerëzit duhet të rrinë sa më pak në lokale. Situata që po përjetojmë do më shumë kujdës, mirëkuptim. Ndoshta lokalet duhet të mbyllen pak më herët, janë në mendimin tim, lokalet dhe familja binomi më i madh i transmetimit.”
Ndërsa, i pyetur për impaktin që kanë pasur masat e marra së fundmi, e kryesisht maska, Pipero thotë se të gjitha masat që kanë si qëllim frenimin e përhapjes së virusit duhet të jenë të mirëpritura.
“Ndërsa, sa i përket maskave: Në mjedis të jashtëm mundësia e marrjes së virusit është e vogël, por nuk përjashtrohet. Sado të kufizohet numri i rasteve, është gjë e mirë. Duhet mbajtur kudo.”
