Në daljen për mediat drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u pyet nëse situata e krijuar në Shqipërisë do të sjellë na vazhdon masa të forta si ato në Greqi dhe Itali.Fico u përgjigj se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe për momentin përjashtohet një mbyllje e Shqipërisë.
“Albana Fico :Të jemi të qartë se kjo është një situatë që vlerësohet në dinamikën e vetë. Sot që flasim, opsioni i mbylljes së Shqipërisë, do ishte versioni i fundit sipas skenarëve. Sa i përket ecurisë së indikatorëve që duhet të masim situatën, jemi akoma në momentin kur ndërhyrjet e bëra do të na lejonin që të vijojmë duke monitoruar situatën”, tha Fico.
Duke u ndalur tek pyetja se pse vonohen përgjigjet e tamponit, Fico deklaroi: “Le t’i referohemi diçkaje konkrete. Sot që flasim ISHP kthen përgjigje 24 orë deri në 72 orë. Edhe në daljet tona si specialistë, të gjithë kanë një lloj prioritizimi. Personat e shtruar në spital, 127, apo mësuesit dhe personeli mjekësor. Përgjigja ndaj këtyre grupeve janë 24 deri në 48 orë. Për sa i përket rasteve asimptomatikë, e rëndësishme është që të kemi mirëkuptimin e qytetarëve. Nëse familjari juaj është simptomatik dhe vuan nga nje semundje dhe është në një spital, a do të ishte e arsyeshme që të shkoni ju para atij?! Nëse një person ndihet pa qejf, dhe mendon se ka simptoma të COVID-19, është përgjegjësi e tij që të izolohet menjëherë dhe s’duhet të dalë nga shtëpia. Sa i përket personave që dyshojnë se janë të infektuar me COVID, kanë shenja, detyra e tyre është që të qëndrojnë në shtëpi. Ne kemi shtuar numrin e testimeve të kryera. Le të kuptojmë se në këtë gamë të madhe të kryerjes së testimeve, mund të mbetet dikush pas. Por kjo nuk është norma, por përjashtimi”.
