Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Korçë shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë shënuar një rritje të ndjeshme.Edhe më herët, në jo pak raste institucionet shtetërore kanë qenë vatra të përhapjes së koronavirusit, edhe për shkak të përqendrimit të një numri të lartë personash brenda të njëjtës zyrë apo klasë në një hapësirë të kufizuar.Aktualisht ne Qarkun e Korçes jane 906 persona aktiv të infektuar me COVID-19 ku shumica e tyre jane te vetekarantinuar.Gjatë 24 orëve të fundit, nga 61 raste të konfirmuara pozitive në qytetin e Korçës, 8 prej tyre janë mësues.Burime për mediat konfirmojnë infektimin e 8 mësuesve, por nuk japin detaje se në cilat shkolla ata japin mësim.

Në qarkun e Korçës gjatë muajve të fundit ka pasur një numër të lartë të mësuesve të infektuar me Covid-19.Ndërkohë, në Pogradec numri i rasteve pozitive ka shkuar në 94, ku është hospitalizuar 1 person, ndërkohë që 43 të tjerë janë asimptomatikë.
Kujtojmë që Korça u perfshi ne hartën e zonave të kuqe nga Instituti i Shëndetit Publik për përhapjen e lartë të koronavirusit ku përcaktohen rajonet me përhapjen e 195-414 rasteve me “COVID 19” për 100 mijë banorë.

