Po luhet në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfida mes Bylisit dhe Skënderbeut.Bylisi vjen në këtë përballje pas barazimit ndaj Apolonisë, ndërkohë që Skënderbeu vjen pas disfatës në shtëpi ndaj Vllaznisë.
LIVE: BYLIS-SKËNDERBEU 0-0
KOMENTI LIVE:
Fillon pjesa e dyte
23’ Elvi Berisha “flirton” me golin. Futbollisti i Skënderbeut shkëputet bukur dhe provon të kalojë në avantazh korçarët, por tentative e tij shkon jashtë kuadratit. Nuk arrin aty të devijojë as Mensah.
Minuta spektakolare. Me sulme të rrezikshme nga të dyja skuadrat. Fillimisht ishin ballshiotët që rrezikuan me anë të Cakranjit, por gjuajtja e tij u ndal nga Dajsinani. Pa u mbyllur minuta, shansi i artë ishte në krahun tjetër ku Mensah provoi pas harkimit të Meksit, por u ndal nga portiere Qirko.
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovis, Carkanji, Hadroj, Ndreca, Alan, Kardozo, Murataj, Mehmetllari, Beji,
SKËNDËRBEU: Dajsinani, Bicaj, Qaqi, Vangjeli, Meksi, Dououna, Vitija, Rrapaj, Berisha, Pusi, Mensah

