Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi votoi sot në njësinë Nr.5 në Tiranë.Kryemadhi ka folur për mediat pas votimit në zgjedhjet brenda partisë që do përcaktojnë strukturat drejtuese të kësaj force politike.Kryemadhi e vlerësoi si të jashtëzakonshme pjesëmarrjen në votimet e para elektronike të një partie në Shqipëri, duke shtuar se LSI është e para parti që ka futur votimin një anëtar një votë, kuotat gjinore 50 për qind dhe përfshirjen e të rinjve në strukturat drejtuese.
Monika Kryemadhi :Sot unë dhashë një votë si të gjithë anëtarët e tjerë të LSI. Ndjej kënaqësi që në listën për delegatë shikoj shumë gra dhe të rinj që i janë bashkuar LSI gjatë kohës së opozitës. Unë sot kandidoj për t’u riemëruar, por po pres me padurim zgjedhjen e strukturave drejtuesve që do dalin nga ky proces, që do drejtojnë LSI-në në misionin kombëtar për t’u dhënë shqiptarëve punësim, arsimin e merituar, dhe standard jetese.Doja të kisha një përgëzim për votimin online, që ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe për shumë të rinj dhe të reja që janë në emigracion dhe do të kthehen. Jam i lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Ekipi i LSI me studentët e LRI i kanë dhënë mesazh politikës shqiptare. Për të realizuar zgjedhje të lira do të thotë të duash vendin tënd. Rinia shqiptare jo vetëm është energjia, është zemra e popullit shqiptar”, u shpreh Kryemadhi.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka treguar sot, pikërisht në ditën e zgjedhjeve brenda partisë së drejton, një nga qarqet ku do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.Kryemadhi deklaroi se do të zgjedhë qarqet më të vështira për të garuar dhe një ndër ta është Fieri.
