Një 89-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele (22 nëntor) në fshatin Podë të Kolonjës.Viktima është shtetasi Vangjel Rusta, i cili jetonte vetëm në banesë.Banesa ku jetonte i moshuari ishte shumë e vjetër. Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e rënies së zjarrit, por dyshohet të jetë amortizimi i rrjetit nga ndonjë shkëndijë elektrike ose për shkak të zjarrit, me të cilin ngrohej 89-vjeçari.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

