Autoritetet greke kanë raportuar për 103 vdekje në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ndërkohë janë regjistruar 1498 raste pozitive, ndërsa në intubim janë 540 pacientë.Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë infektuar 91.619 persona, prej të cilëve 1630 kanë humbur jetën.Koordinatorja dhe drejtoresha e klinikës së mushkërive të spitalit “Sotiria”, Mina Gaga, duke folur sot për MEGA, tha se Greqia Veriore është në një situatë shumë të vështirë.Ajo vuri në dukje se ndërsa pacientët me covid shtohen, spitalet vazhdojnë të ngarkohen. Një fenomen shqetësues në Greqi është humbje e personave në moshë të re dhe pa sëmundje.Sot në parkingun e Spitalit Ushtarak në Selanik është ngritur një spital i lëvizshëm, i cili është i pajisur me shtretër dhe ventilatorë.
Ndërkohë çdo orë e me tepër rriten vështirësitë në spitalet e mëdha të Selanikut të cilat punojnë me kapacitete mbi limitet e tyre për shkak të numrit të madh të pacientëve dhe të intubuarve.

