Këngëtarja me origjinë shqiptare po “pushton” tregun muzikor ndërkombëtar çdo ditë e më shumë dhe këngët e saj janë kthyer në hite.Dhe mbrëmjen e djeshme, ajo ka siguruar çmimin e saj të parë në American Music Awards.Eventi i madh muzikor u mbajt në “The Microsoft Theater” në Los Angeles dhe u prezantua nga Taraji P. Henson.
Ndërsa për shkak të pandemisë së koronavirusit, Dua Lipa performoi drejtpërdrejt nga Londra.
Këngëtarja u ngjit në skenën e Royal Albert Hall, së bashku me një grup balerinësh teksa performonte “Future Nostalgia”.



