Vritet biznesmeni i fuqishëm në San Torini, autorët e djegin të gjallë në dhomën e hotelit

Një nga biznesmenët e njohur në fushën e hotelerisë në San Torini është gjetur i vdekur ditën e sotme. Biznesmeni u gjet i djegur nga persona të Shërbimit Zjarrfikës, të cilët u njoftuan për të shuar një flakë në zonën Osia.Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës njoftuan Departamentin e Zjarrfikësve ndërsa panë tym nga brenda hotelit. Kur mbërritën katër zjarrfikësit ato vërejtën se vendi i vetëm ku kishte vatër zjarri ishte në trupin e pronarit 69-vjeçar. Disa persona ende të paidentifikuar i kishin vënë zjarrin për ta djegur.Vendi u rrethua menjëherë dhe u njoftua Policia.Nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur më parë dhe nëse autori ose autorët e kanë goditur dhe më pas janë përpjekur të djegin 69-vjeçarin për ta zhdukur. Çështja u konsiderua shumë serioze dhe për këtë arsye oficerët e policisë nga departamenti i vrasjeve të Attica Security do të shkojnë nesër në ishullin e San Torinit, për të ndihmuar në hetimet, për shkak të përvojës së tyre.

Sipas raportimeve, janë identifikuar disa gjurmë gjaku qe mbeten për tu identifikuar në laborator.

/faxweb

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.