Piloti i Formula 1 shpeton per mrekulli pasi makina e tij shpertheu ne flake.Momente paniku që në nisje të garës së Bahreinit në Formula 1, pasi një makinë ka shpërthyer në flakë.Bëhet fjalë për makinën e pilotit Romain Greoesjean, e cila pas kontaktit me një makinë tjetër është përplasur me murin anësor dhe ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht piloti ka shpëtuar për mrekulli, por në momentet e para ankthi ka pushtuar të gjithë anëtarët e stafit të skuderisë “Haas-Ferrari”.
Në Instagram, Ljuis Hemilton, i ka kushtuar një postim Romain Grosjean: “Jam i lumtur që Romain ka shpëtuar. Rreziku për ne në gara nuk është një lojë.
E kam me ata që harrojnë se ne rrezikojmë jetën për këtë sport dhe për këtë që duam të bëjmë. Falënderoj FIA-n për hapat gjigantë që janë bërë dhe që Romain arriti të shpëtojë”, – shkruan kampioni i botës.
Këto janë pamjet kur makina shpërthen në flakë:
