Pas shifrave rekord të shënuar ditën e djeshme, Greqia ka regjistruar numra të lartë edhe gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në shtetin helen, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 1193 raste të reja të virusit Covid, nga të cilat 10 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.Numri i përgjithshëm i rasteve deri më tashmë është 104.227. Gjithashtu janë regjistruar edhe 98 vdekje në 24 orët e fundit rreth 30 viktima më pak se një ditë më parë, duke e dërguar në 2.321 vdekje gjithsej në vend.Ndërsa 603 pacientë po trajtohen të intubuar, ndërsa 575 të tjerë kanë fituar betejën me Covid-in.
Gjithashtu shqetësim i madh ekziston për gjendjen e sistemit spitalor në Greqinë e Veriut, ku përveç Selanikut , spitalet e të cilit punojnë në limit të plote, gjendje dramatike ekziston edhe tek spitalet e Pelles, Edeses, Drames, Kavales dhe Volosit.

