Futbolli shqiptar në zi. Është ndarë nga jeta ditën e sotme, ish-arbitri korçar Fidai Pupa. Lajmi është bërë publik nga kolegjiumi i arbitrave në Korçë, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njoftoi vdekjen e ish-gjyqtarit Pupa.Kujtojmë që Pupa ka drejtuar për shumë vite në elitën e futbollit shqiptar.Pupa ka një karrierë të pasur në fushat e blerta, teksa ka drejtuar ndeshjet e futbollit gjatë periudhës Komuniste edhe më pas.
Në vitin 2005, Pupa është vlerësuar me çmim karriere nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

