Covid-19 /Greqia mbyll sërish kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë

Qeveria greke ka marrë vendim që të mbajë të mbyllur kufirin deri më 14 dhjetor, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.Mediat e huaja bëjnë me dije se do të lejohen të futen në Greqi turistët nga Bullgaria vetëm nga pika kufitare e Kulata, por personat duhet të jenë të pajisur me testin negativ për Covid-19 i cili duhet të jetë bërë 72 orë para hyrjes.Vetëm një kategori e caktuar e personave me test negativ PCR do të lejohet të kalojnë nëpër pikat kufitare, Kakavia me Shqipërinë, Eusoni me Maqedoninë e Veriut dhe Kipi me Turqinë.

Këto pika kontrolli do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 11 pasdite .

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.